Sporti

E pështyu kundërshtarin, ja me sa ndeshje mund të dënohet Costa

09/16/2018 18:49
nga:Lorik J

Douglas Costa rrezikon të paktën një denim me tre-ndeshje mos lojë, ndoshta edhe pesë, pasi ka pështyrë në një lojtar Sassuolo, Di Francesco.

Skuadra e Juventusit e fitoi ndeshjen ndaj Sassuolos, me rezultatni 2-1, por ky takim nuk u mbyll pa incidente, shkruan GazetaBlic

Në fundin e ndeshjes, tensionet u rritën dhe Douglas Costa humbi qetësinë, pas disa faulave ndaj tij. Sulmuesi brazilian ishte jashtë kontrollit, ku edhe bëri dy gjeste të tmerrshme në minutat e fundit.

Fillimisht Costa goditi me bërryll kundërshtarin e tij, kurse dy minuta pa u mbyllur takimi, Costa e pështyu Di Francescon, me ç’rast edhe u përjashtua me karton të kuq, për shkak të sjelljeve jo-sportive.

Këto veprime nuk pranohen në sportin e futbollit dhe tani lojtari do të përballet me një dënim nga federata e futbollit të Italisë. Sipas rregullave lojtari mund të dënohet me tre deri në pesë ndeshje mos lojë.

Ja rasti: