Showtime

E përlotur, Ilda Bejleri: Besimi në Zot po më qetëson pak nga ky stres që po kaloj nga koronavirusi

03/26/2020 20:12
nga:L I

Moderatorja e sportit Ilda Bejleri përmes një video të publikuar në Instagram u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, shkruan GazetaBlic.

Bejleri e cila shfaqet e përlotur në video ka treguar se gjithë këtë situatë po e përjeton, sa që nuk po e largon dot mendjen nga ky virus, e edhe fokusimi për të lexuar një libër është i pamundur.

Moderatorja tutje ka shtuar se qetësinë po e gjejë vetëm tek besimi në Zot.

View this post on Instagram

#2javetemianeshpi

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

“Prej 15 ditësh po qëndroj në shtëpi. Njerëzit e kanë kaluar kohën në shtëpi duke bërë palestër, duke gatuar, por për mua këto ditë kanë qenë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente. Mbi të gjitha stresi që po kalojmë dhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë është diçka që duket sikur po të merr frymën. Kam filluar ta gjej qetësinë time duke filluar të besoj tek Zoti. Është momenti që të reflektojmë
dhe t’i lutemi shumë Zotit që kjo të kalojë. Duhet të bëjmë kujdes sepse kjo mund të kthehet në një dramë të vërtetë nëse nuk qëndrojmë në shtëpi”, shprehet Ilda.