Sporti

E pazakontë, Fonseca zbulon formacionin zyrtar për ndeshjen e nesërme ndaj Club Brugge

10/21/2024 18:41
nga:E K

Trajneri i Milanit – Paulo Fonseca, ka zbuluar 11-shen startuese të “Rossonerëve” për ndeshjen në shtëpi të Champions League kundër Club Brugge.

Fonseca jo vetëm tha se Rafael Leao do të rikthehet në formacionin fillestar, por bëri të ditur edhe 10 emrat e tjerë, transmeton GazetaBlic Sport.

Mike Maignan, Emerson, Matteo Gabbia, Fikayo Tomori, Theo Hernandez, Youssef Fofana, Ruben Loftus-Cheek, Reijnders, Rafael Leao, Christian Pulisic, Alvaro Morata”, ka thënë shkurt Fonseca.

Trajneri portugez la Leaon, Tomori dhe Tammy Abraham në pankinë për ndeshjen e së shtunës 1-0 në Serie A kundër Udineses. Megjithatë, Leao dhe Tomori do të startojnë kundër Club Brugge të martën, ndërsa Abraham është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në shpatull.

Unë nuk mendoj për të ardhmen afatgjatë. Ne nuk i fituam dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve, kështu që duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen tjetër“, përfundoi Fonseca.

/GazetaBlic Sport/