Daniel Sturridge, një ish-lojtar i Liverpool dhe aktualisht në Perth Glory të Australisë, i ofroi 23 mijë euro kujtdo që e gjente qenin e tij (Lucci), por përfundoi duke mos e përmbushur kurrë atë që kishte premtuar.
Gjykata vendosi që lojtari duhej të paguante shumën në fjalë, përcjell GazetaBlic Sport.
Qeni i Sturridge u vodh nga shtëpia e tij në korrik 2019 dhe lojtari iu drejtua rrjeteve sociale për të kërkuar ndihmë dhe i ofroi 23 mijë euro kujtdo që e gjente.
Tani Foster Washington e gjeti kafshën dhe ia ktheu Sturridge, por sulmuesi nuk bëri atë që kishte premtuar. Situata përfundoi në gjykata dhe tani lojtari duhet të paguajë.


