Sporti

E pazakontë: Delet shqetësojnë Ronaldon, ai largohet nga shtëpia ku po qëndronte në Manchester!

09/16/2021 11:24
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë ndërruar shtëpinë në Manchester, pasi aty ku ishin duke qëndruar kishin disa probleme të pazakonta.

Sipas The Sun, Ronaldo u largua nga shtëpia e fshtatit, pasi disa dele e shqetësonin atë, përcjell GazetaBlic Sport.

Zhurma që e krijonin delet e shqetësonin yllin e Manchester United, i cili zgjohej herët në mëngjes.

Pas kësaj, CR7 ka vendosur të largohet nga shtëpia ku po qëndronin dhe të zhvendosen në një vend më të qetë.

Vlen të theksohet se Ronaldo e ka nisur mirë aventurën me “Djajtë e Kuq”, pasi në 2 takimet e para ka shënuar 3 gola.

/GazetaBlic Sport