Klubi i Ligës së Parë të futbollit, A&N ka bërë të ditur se po shikojnë mundësinë që të tërhiqen nga garat.
I gjithë ky frustrim vjen pasi skuadra e Ligës së Parë po pretendon se po dëmtohen nga gjyqtarët në këtë sezon, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi kosovar që ndodhet në pozitën e tretë aktualisht, poashtu shkruan se niveli i referimit është i dobët dhe kjo mund ta çojë në mbylljen e klubit.
Postimi i plotë i tyre:
“Njoftojmë opinionin e gjerë futbollistik se klubi ynë ndjehet jashtzakonishtë i lodhur e tejet i dëmtuar nga vendimet e gjyqtarëve , pse gjithmonë klubi ynë bie pre e ktyre vendimeve , gjithmonë dëmtohemi ju a numrojmë me raste ndeshjet e dëmtuara ;Ndeshja 1 ; Trepça89 – A&NNdeshja 2 ; A&N – LiriaNdeshja 3 ; A&N – RahoveciNdeshja 4 ; A&N – IstoguNga kto dëmtime klubi në udhëheqjen e kryesisë pritet takimi për vendimin e mbylljes së klubit dhe tërheqjes nga garat , ky nivel i referimit është tejet i dobët , mjaft më me kto paragjykime , mjaft më me kto reagime kto vendime nga matrapazët të cilët ndeshje pas ndeshje po dëmtohemi”, shkroi klubi nga Prizreni.
/GazetaBlic Sport


