Showtime

E papritur, Kendall Jenner ndahet nga i dashuri

05/23/2019 15:55
nga:Natyra

Ndonëse vëmendjen në familjen Kardashian-Jenner rrallë herë e merr lidhja e Kendall me Ben Simmons, këtë herë është radha e tyre. Dhe nuk është një lajm i mirë. Fatkeqësisht çifti po ndahet.

Një burim pranë “People” ka konfirmuar se ata po bëjnë “një pushim” dhe arsyeja? Thjesht lidhja e tyre nuk ka më ç’të japë. Kendall po kalon kohë me miqtë e saj dhe i është rikthyer qejfit.

Kendall dhe Ben kishin thuajse një vit bashkë, pasi fillesat i datojnë në qershorin e kaluar.

E kaluan verën bashkë me pushime në Meksiko, dhe gjithashtu ditën e Shën Valentinit ja dedikuan njëri-tjetrit. Kendall madje dilte dhe me mamanë e tij.

Por mesa duket, lidhjes së tyre i erdhi fundi.

11/01/2019 22:31

Kendall Jenner poza atraktive me fustan të shkurtër mbi kali