Showtime

E pafalshme: Kështu e kishte injoruar Behgjet Pacolli, Adem Mikullovcin

09/15/2020 16:52
nga:N S

Sot ka ndërruar jetë aktori Adem Mikullovci .

Ai la pas një krijimtari të madhe me veprat e tij prej një artisti, shkruan GazetaBlic.

Aktori ka qenë i ftuar në shumë emisioni ku ka treguar për jetën e tij si aktor por edhe nga jeta personale.

Në njërin nga emisionet, Adem Mikullovci ka treguar se si u injorua nga njëri politikan kosovar, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Duke treguar një nga historitë e jetës së tij kur ka qenë në ditët e para në shkollë aktori tregoi se si ka recituar një vjershë ‘Jam i varfër por i lirë, andaj më pëlqen varfëria, kush do të rrojë më mirë, s’rron dot veten e tia. Çka kom hjek prej kësaj vjershe unë, zot çka kom hjek tek më vonë e kuptova se është krejt rrenë, vjersha ma e poshtër në letërsinë shqipe është kjo. Po ku ka edhe i varfër edhe i lirë, ku ka ma njeri ma të robnum se fukareja i shkretë’, thotë Mikullovci në Intervistë, teksa vazhdon tregimin se si e ka injoruar Behgjet Pacolli.

‘Po e tregoj si anekdotë, e takova Behgjet Pacollin te hoteli i vetë i thash mirdita, ai shikoi okolla as nuk më pa ose nuk m’sheh nuk egzistoj për të’, ka thënë ai.

Ndryshe, Adem Mikullovci ndërroj jetë në moshën 81 vjeçare.

/GazetaBlic/

09/20/2020 14:44

‘Ora 5 shkoj dita’, Teuta Krasniqi rrëfen vullnetin e Adem Mikullovcit për punë në aktrim