Opinion

E padrejta bëhet shumë më e rrezikshme kur mbrohet nga njerëzit që mbahen si ‘inteligjentë’

08/06/2020 20:31
nga:Albina Hyseni

E drejta është më e fuqishme edhe nga vetë ligji. Në drejtësi gjenden të bashkuara të gjitha llojet e virtytit. Ju jeni po aq të bukur nga mënyra se sa dhe si i trajtoni njerëzit.

Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm. Barazi nuk do të thotë diametër i barabartë, barazi domethënë e drejta e të tërëve për t’u zhvilluar gjithsecili sipas diametrit të vet.

Njeriu, kur të bëhet i përsosur, do të jetë më i mirë se kafshët, por kur largohet nga ligji dhe drejtësia, është më i keqi nga të gjithë.

Ligji është logjikë e çliruar nga pasioni. Ndersa kush nuk bën padrejtësi nuk ka nevojë për ligje.

Sido që të jenë dëshirat ose pasionet tona, ato nuk mund ta ndryshojnë gjendjen e fakteve dhe provave.

Poashtu bashkimi i bën të mundshme gjërat e pamundshme, përçarja i bën të pamudshme të mundshmet.

08/29/2020 22:52

Organizimi i sistemit shëndetësor – forcimi i strukturave, sot më i nevojshëm se kurrë