Sporti

E pabesueshme – me këtë figurë e krahasojnë mediat serbe Milot Rashicën

12/14/2019 20:34
nga:Mergim Rreci

Milot Rashica ka qenë fantastik sot në ndeshjen ndaj Bayernit.

Kosovari, arriti të shënonte gol dhe u vlerësua me notë të lartë për ndeshjen e sotme, transmeton Gazeta Blic.

E për ndeshjen e mrekullueshme të tij kanë shkruan edhe mediat serbe.

Supergoli i tij ka bërë buj të madhe edhe në mediet serbe të cilat e kanë vlerësar golin e yllit shqiptar derisa e kanë cilësuar shpejtësinë e tij me xhamajkanin Usain Bolt dhe gjuajtjen e Ronaldos.

’Goli i Rashicës i ngjasonte mjeshtrive më të mëdhenj të futb0llit. Ai mori një top në mesin e fushës duke bërë një lëvizje përfekte para goditjes së fortë për ta dërguar topin në rrjetin e Neuerit. Shpejtësia e tij ngjasonte Boltit’ ndërsa gjuajti si Ronaldo, ka shkruar portali serb Telegraf.rs.

‘Topi ishte aq i fuqishëm sa portieri gjerman nuk mundi të bëjë asgjë’, përfundoi shkrimin portali serb.