Sporti

E pabesueshme: Ky do të jetë zëvendësuesi i Iniestes

04/17/2018 14:17
nga:Y.K

40 Mediat italiane raportojnë se Barcelona tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Andres Iniestas.
Raportohet se Barça e dëshiron Luis Alberton e Lazios si zëvendësues të Andres Iniestas këtë verë.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi katalan është duke e konsideruar Alberton si zëvendësues të mesfushorit spanjoll, dhe kishte dërguar vëzhgues për ta monitoruar atë në derbin kundër Romës të dielën mbrëma.

Klubi katalan e kishte huazuar atë nga Sevilla në sezonin 2012-13, por mesfushori atakues nuk u ble përfundimisht pasi kishte shënuar vetëm 11 gola në 38 ndeshje për ekipin B.

Lazio do të kërkonte të paktën 30 milionë euro për Luis Alberton, i cili i ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 16 asiste në të gjitha garat këtë sezon.