Sporti

E pabesueshme: Italia mbetet jashtë botërorit, Suedia kualifikohet

11/13/2017 22:41
nga:Y.K

Kombëtarja e Italisë ka mbetur jashtë kampionatit botëror “Rusia 2018” pasi ka luajtur pa gola në stadiumin “San Siro” në Milano me Suedinë

Kombëtarja e Italisë e kishte humbur ndeshjen e parë 1-0 përballë suedezëve në Stokholm tri ditë me parë dhe kjo i ka kushtuar me eliminim, shkruan Gazeta Blic

“Azurët” dominuan totalisht duke mbajtur topin 75 % e duke goditur portën 6 herë por në fund nuk arritën të shënojnë gol.

Nuk mbahet mend kur Italia nuk ka marrë pjesë në një kampionat botëror./Gazetablic.com

 

11/20/2017 12:11

Tare tregon se çfarë duhet të bëjë Italia për të pasur sukses