Sporti

E pabesueshme çfarë sulmuesi e ka “përzë” Zidane

11/06/2017 13:11
nga:Y.K

Mariano ka vazhduar të shënojë gola në Lyon.

Mariano Diaz ka thyer rekord pas golit që shënoi në fitoren 5:0 të Lyon kundër Saint-Etienne.
Ish sulmuesi i Real Madridit u bë lojtari i parë që shënon nëntë gola në 12 ndeshjet e para në Ligue 1 pas 40 vjetëve.

Mariano i tregoi sërish Zidanit se ka bërë gabim që e ka larguar nga skuadra dhe se do të kishte qenë zëvendësuesi ideal i Benzemas, pas largimit edhe të Alvaro Moratas, që edhe ky po shkëlqen me Chelsean që të dielën ia siguroi fitoren “Bluve të Londrës” kundër Manchester United.

Si Mariano, ashtu edhe Morata, ia kanë vërtetuar të kundërtën Zidanit në klubet e reja, ndërsa Benzema vazhdon të mos gjejë formën e duhur dhe tashmë trajneri francez ka nisur të kritikohet për zgjedhjet që bëri gjatë verës.

11/20/2017 11:02

Reali merr lajmin e keq. Pesë lojtarë i mungojnë në Champions League