Showtime

E njeh bota, ka mijëra ndjekës, por Dua Lipa dështon si asnjëherë më parë!

01/07/2020 22:00
nga:N S

Dua Lipa, i ka bërë një kamerë të fshehur disa njerëzve në një market, ide kjo e organizuar nga moderatorja Ellen Degeneres, e emisionit Ellenshow.

Këngëtarja, ka bërë një ndryshim, jo edhe aq të madh në dukjen e saj, për mos ta njohur, shkruan GazetaBlic.

Me flokë të gjata, veshur në të zeza me një bluzë dhe pantolla, ajo kishte vendosur edhe një palë syze. Dua, ju afrohet disa konsumatorëve duke iu intepretuar këngët por ata nuk e dinë se kush është ajo, apo për ta njohur përmes teksteve të saj.

Konsumatorët e shohin vetëm si komunikim, kur Dua intepreton tekstet duke folur me ta dhe i kthejnë përgjigjje.

Mënyra se si ata e shikojnë,  kur ajo i intepreton tekstin është për t’u habitur pasi që nuk e njohin dhe ju duket si njeri i thjeshtë.

Dua, është një artiste me famë botërore, ka mijëra ndjekës në rrjete sociale po ashtu edhe shikime. Këngët e saj, bëjnë pjesë të ato më të dëgjuarat dhe është pak sa e çuditshme që konsumatorët se njohin atë, aq më pak tekstet e saj në atë që ajo interpreton për momentin.

Shikojeni videon:

 

Ndryshe, Dua vazhdon të sjellë risi për fansat me projektin e fundit u pëlqye tejet shumë, kohët e fundit ka qenë në pushime me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

View this post on Instagram

summer forever

A post shared by FUTURE NOSTALGIA 2020 ?? (@dualipa) on

/GazetaBlic/

02/18/2020 20:29

‘Këngëtarja shqiptare uroi Pavarësinë e Kosovës merr një reagim të dhunshëm nga serbët’