Lajme

E mitura nga Vitia në gjendje të rëndë në QKUK, rrahet nga bashkëshorti i saj

02/23/2021 09:37
nga:Y I

Një e mitur nga Vitia është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i saj, i cili është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.

“Viti 19.02.2021 – 21:20. Nga QKUK raportohet se një viktimë femër kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.