Njëra nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik në Kroaci e cila tashmë është takuar me familjarët e saj, ka folur për tmerrin që ka përjetuar.
Teksa është nisur për në shtëpi bashkë me familjarët e saj, ajo nuk ka mundur ta shprehë gëzimin që është kthyer e gjallë në vendlindje.
E pyetur nga gazetari se a është e lumtur që po kthehet në vendlindje, ajo nën emicione u përgjigj “aiiii qashtu po flet a”.
“Unë s’kam qenë në gjumë, ka qenë djali. Natën e mire. Trajtimi atje ka qenë super, faleminderit prej atyre, prej juve”, ka thënë shkurt ajo para mediave.