Showtime

E mbani mend dështimin e Encës në ‘The Voice of Albania’?

02/07/2018 10:24
nga:E Sh

Enca Haxhia është personazhi më i përfolur në shoubizin shqiptar, sidomos gjatë kësaj kohe, shkruan Gazeta Blic.

Për publikun u bë e njohur qysh nga video provokuese 12 sekondëshe, e cila u shfaq nga vaska me këngën e saj ‘A po të pëlqen’, ku edhe pikërisht atëherë filloi t’i pëlqej publikut. Që nga ajo kohë, në çdo videoklip të saj shohim vetëm skenat e nxehta nga vetë artistja, e madje edhe ekspozimin e tepërt, që përkufizohet më së miri me thënien ‘Muzika kqyret nuk ngohet’.

Por, a e mbani mend Encën kur dështoi tek the ‘The voice of Albania’, që pothuajse nuk mori komente të mira nga asnjëra palë e jurisë. Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë.

Kjo i bie që Enca mban muzikën e saj, vetëm përmes formave trupore bombastike, nuk është se ka përparuar me talent dhe përkushtim.

Projektet muzikore dhe provokimet nuk i ndalë, kënga e fundit që ka lansuar është ‘Ciao’, që ka marrë  mbi 15 milionë klikime.

Ndryshe, ka paralajmëruar edhe projekte të reja por që ende nuk ka zbuluar asgjë, presim se çfarë do na sjellë gjatë këtij viti. /©GazetaBlic./

 

 

 

 

11/15/2018 08:51

Bëhet publike video e punëtorit të Bechtel Enkas, i cili mbeti i varur për disa orë në vinç