Sporti

E kryer: PSG pranon ofertën e Wolves për Pablo Sarabia

01/13/2023 19:42
nga:E K

Pablo Sarabia është afër largimit nga Paris Saint-Germain në këtë afat kalimtar.

Sipas Fabrizio Romanos, Wolverhampton, tashmë i drejtuar nga Julen Lopetegui, është i interesuar për reprezentuesin spanjoll dhe tashmë ka bërë një ofertë, e cila siç thuhet nga ai është pranuar nga skuadra franceze, shkruan GazetaBlic Sport.

Wolves do të paguajnë 5 milionë euro plus bonuse për lojtarin spanjoll.

/GazetaBlic Sport/