Sporti

E kryer: Maqedoni e Veriut – Kosovë, gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve

11/16/2019 22:36
nga:M K

Edhe pse kishte pak shanse që Maqedonia e Veriut të siguronte kualifikimin dhe Kosova të përballej me Luksemburgun në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ashtu nuk ndodhi.

Kjo pasi, maqedonët veriorë u mposhtën nga kundërshtari direkt për vendin e dytë, Austria, shkruan GazetaBlic.

Djelmoshat e Franco Fodas ishin dukshëm më të mirë, teksa mjaftuan dy gola për ta siguruar kampionatin evropian, 2-1.

Kësisoj, Maqedonia e Veriut do të ketë punë tejet të vështirë përballë Kosovës së super-motivuar në duelin që do të zhvillohet në Mars të vitit të ardhshëm. Ndërkaq, shorti për finalistin vendas pritet të hidhet me 30 Nëntor të këtij viti, atëherë kur edhe do të mësohen grupet e EURO 2020.

/GazetaBlic/

12/12/2019 08:24

Kosova mund të hyjë në vitin vijues pa buxhet