Sporti

E kryer: Juventusi arrin marrëveshje me këtë super lojtar

12/06/2018 22:16
nga:Lorik J

Alex Sandro ka rënë dakord të rinovojë kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2023.

Mbrojtësi brazilian ka qenë në bisedime me Juventusin për rinovimin e tij që nga viti 2017 dhe siç duket më në fund palët kanë rënë dakord për një marrëveshje, shkruan GazetaBlic.

Në verë ai u lidh sërish me një kalim në Premier Ligë, me Manchester United dhe Chelsea që ishin të interesuar për shërbimet e tij.

Goal Italia dhe Sky raportojnë se është arritur një marrëveshje për një kontratë të re. Sandro do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2023.

/GazetaBlic/