Sporti

E kryer: Hadërgjonaj e Sadiku në Qershor do të paraqiten për Kosovën

03/15/2019 20:21
nga:M K

Tashmë thuajse është e kryer. Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku do të luajnë për Kosovën.

Kështu të paktën konfirmon gazetari i sportit, Arlind Sadiku, i cili në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se dyshja në muajin Qershor do ta reprezentojnë Kosovën, përcjellë GazetaBlic.

“Hadërgjonaj dhe Sadiku do të jenë gati për Kosovën në muajin Qershor, gjegjësisht për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë”, shkroi Sadiku, derisa përshkrimit i’a ka bashkangjitur edhe fotografitë e lojtarëve në fjalë.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri atëherë, ndësa duhet pranuar faktin se ardhja e këtyre dy lojtarëve do të thoshte shumë për Bernard Challandes.

/GazetaBlic/

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai