Lajme

E kritikuan i madh e i vogël nga Vetëvendosje, por e takojnë Lutfi Hazirin në zyrat e LDK-së

11/04/2019 15:34
nga:B. D

Minuta më parë ka filluar takimi i radhës i dy grupeve punuese, LDK-VV, për harmonizimin e programit, shkruan GazetaBlic.

Në këtë takim po ashtu po merr pjesë edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përkundër deklaratave të fundit që kishte pasur ndaj VV-së, ku thoshte se emri i kryeministrit të ardhshëm po kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Edhe VV-ja i është përgjigjur këtyre deklaratave, një prej tyre kishte qenë edhe nënkryetari i saj, Besnik Bislimi i cili po ashtu është pjesë i këtij takimi, ku sot do të diskutohet për fushën e Arsimit, Shëndetësisë, Kulturës dhe Rinisë.

11/12/2019 15:03

​Bashkia e Tiranës sulmon VV-në: Jeni votuar për të qeverisur Kosovën, jo për të…