Sporti

E krahasoi Albin Kurtin me diktatorin korean, Kim Jong-Un | FFK’ja pezullon gjyqtarin e futbollit

03/26/2020 14:39
nga:M K

Gjyqtari i Ligës së Dytë, Qëndrim Vata duket se do t’ia sheh sherrin një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kjo pasi ai postoi mbrëmë një foto montazh ku ishin dizajnuar në një foto të përbashkët, diktatori korean, Kim Jung-Un dhe Albin Kurti, përcjell GazetaBlic.

Ai përcolli një mesazh kinse Albini është sinonim i Jong-Unit, por që me vendimin e sotëm nga komisioni për gjyqtarë, rezultoi fatal për të.

I njejti komision ka marrë vendim që ai të pezullohet, deri në një vendim të rri.

“Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit.

Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport”, thuhet në shkresën e kryetarit të komisionit për gjyqtarë, Përpari Hasani.

/GazetaBlic/

04/07/2020 19:44

​Kurti: Të jesh anëtar bordi tani është rrezik, duhet të shkarkosh kryeshefa të korruptuar