Showtime

E konfirmuan ndarjen por kjo foto e tregon të vërtetën për romancën e Sarës dhe Atdheut

06/16/2021 10:54
nga:Genita C

Ish-protagonistët e programit “Për’puthen”, Sara dhe Atdheu, ishin kryefjala e medieve rozë.

Ata konfirmuan ndarjen por disa fotografi të cilat po qarkullojnë në rrjet e thonë të kundërtën, shkruan GazetaBlic.

Ishte autorja e “Për’puthen” e cila publikoi një imazh ku shihen Sara dhe Atdheu bashkë me të, ajo çka mori vëmendjen ishte mbishkrimi i kësaj fotografie.

“Me ciftin ne fuqi te “Per’puthen”, shkroi ajo sipër imazhit duke na lënë të kuptojmë se çifti janë ende bashkë./GazetaBlic/