Sporti

E konfirmuar: Filipe Luis largohet nga Atletico Madridi

07/21/2019 23:08
nga:Ideal

Filipe Luis e ka konfirmuar largimin e tij nga Atletico Madridi pas tetë vjetësh në klub.

Kontrata e 33-vjeçarit ka përfunduar në fund të qershorit, megjithatë vonoi njoftimi pasi nuk dihej e ardhmja e tij dhe se lojtari kishte thënë se do të vendosë pas Kupës së Amerikës, ku me Brazilin doli kampion, transmeton “Sporti në KTV”.

“Sot është një ditë jo e mirë për mua. Por, në të njëjtën kohë është edhe ditë e lumtur, pasi kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe kam kujtime të mira”, ka thënë ndër të tjerash Luis.

Ai e fitoi titullin në vitin 2014 dhe dy Liga të Evropës nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone.