Sporti

E konfirmon presidenti i Torinos: Belotti nuk dëshiron të rinovojë kontratën!

10/07/2021 22:26
nga:Lorik J

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo gjatë Festivalit Trento, dha një lajm të rëndësishëm për sulmuesin dhe kapitenin e tij, Andrea Belotti.

Cairo ka konfirmuar se Belotti nuk do të rinovojë kontratën me klubin italian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Për momentin ai nuk ka nënshkruar dhe nuk mendoj se ai dëshiron ta bëjë këtë. Unë bëra një ofertë që shkoi përtej mundësive, nuk mund ta detyroj të bëjë asgjë”, tha fillimisht Cairo.

Belotti është pjesë e Torinos nga viti 2015, ku ka zhvilluar 212 paraqitje, ku ka shënuar 93 gola.

/GazetaBlic Sport