Lajme

E konfirmon NISMA: Nuk pranojnë heqjen e raportit të Bulliqit

02/22/2018 16:02
nga:A. R.

Nisma për Kosovën në asnjë mënyrë nuk pranon heqjen e raportit të Shpejtim Bulliqit nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i Nisma për Kosovën Billall Sherifi i ka konfirmuar Gazetës Blic se Nisma qëndron prapa marrëveshjes në mënyrën siç është tani, dhe se largimi i çfarëdo pike a dokumenti nga kjo marrëveshje vetëm do e kthente në pikën zero këtë çështje.

Sherifi ka thënë se si deputet që kanë përgjegjësi për interesat e popullit, nuk do duhej që kjo çështje të kthehej në një garë se kush po e mund kënd, por të gjithë bashkë duhet të bëjnë më të mirën që Kosova të fitojë nga kjo marrëveshje.

“Historia e demarkacionit me Malin e Zi ka rrjedhën e saj. Se pari kishim raportin e komisionit të Mehes i cili solli marrëveshjen e gushtit 2015, pastaj kemi raportin e komisionit te Bulliqit pas te cilit erdhi Aneks-Marrëveshja mes presidenteve të dy vendeve tona. Heqja e cilës do nga këto nga paketa nuk do te ishte kompromis mes grupeve parlamentare por fitore e njërës pale mbi tjetrën. Prandaj, sot askush nuk duhet te shikoje si ta mund tjetrin, përkundrazi duhet të gjithë se bashku te angazhohemi ta bëjmë te mundur te fitoje Kosova!” ka thënë Sherifi.

Ai ka shtuar se priten përafrim të qëndrimeve deri nesër kur edhe do të mbahet seanca

“Për tu be kjo e mundur te gjithë e kemi për detyre te provojmë qe deri nesër ne ora 10.00 t’i përafrojmë qëndrimet!” ka shtuar Sherifi./GazetaBlic/

 

11/20/2019 16:00

VV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës, atij nuk i bën përshtypje një gjë e tillë