Sporti

E konfirmon menaxheri: Bale e do Tottenhamin

09/15/2020 22:51
nga:M K

Gareth Bale pritet të ndryshojë ambient.

Të paktën kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare të sportit, që konfirmojnë se futbollisti i Real Madridit mund të rikthehet në Londër, përcjell GazetaBlic.

Lexo edhe: Shkëmbim i jashtëzakonshëm mes Real Madridit e Tottenhemit, Gareth Bale – Dele Alli

Menaxheri i 31-vjeçarit, Jonathan Barnett, pranoi se klienti i tij është në negociata të avancuara me Tottenhamin, pasi është klubi ku dëshiron të luajë në Premierligë.

Tottenham po shikon mundësinë e marrëveshjes në formë huazimi ose blerjes përfundimtare, që mund të përfshijë shkëmbimin me një futbollist të ekipit që drejtohet nga Mourinho.

Madjt thuhet se Mourinho është i gatshëm ta sakrifikojë edhe Dele Allin.

/GazetaBlic/

09/19/2020 10:54

Bale i lënduar, mungon katër javët e ardhshme