Lajme

E konfirmon Lutfi Haziri: Emri i pakontestuar për kryeministër te LDK’ja është Isa Mustafa!

04/22/2020 21:30
nga:Norë Kelmendi

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i pakontestuar për kryeministër nga radhët e LDK-së, mbetet Isa Mustafa derisa tha se LDK ende nuk ka një kandidat për kryeministër.

‘’LDK është çelësi i suksesit dhe mirëqënies dhe celësi i zgjidhjes në Kosovë. Në mundohemi me qenë suksesi dhe zgjidhja e problemeve në Kosovë. Ju siguroj se LDK ka me qenë konstruktiv, racional dhe solidar qe me dhënë një zgjidhjr kushtetuese. Fryma kushtetuese është e vetmja rrugë për zgjidhje. Nuk kemi partner të paracaktum dhe as të paragjykum. Mustafa si lider i demokratëve ka mandatin e LDK’së që të negociojë një shumicë parlamenatre. Flitet se shumica e re do të jetë LDK, AAK, Nisma dhe AKR dhe minoritet por kjo nuk është fundi i listës. Isa Mustafa ka mandatin të ndërtojë shumicën parlamentare në mënyrë që ti lejojë vendit zgjidhje.’’, ka thënë ai.

‘’Emri për kryeministër do të diskutohet në struktura. Emri i pakontestueshëm është Isa Mustafa. Por ai do të vendosë. Ai lejoi Avdullah Hotin dhe Vjosa Osmanin që të kandidonin. Emri i tij është konsensual. Kosovës i duhet një unitet përtej koalicioneve përtej partive politike’’

‘’Ai e udhëheqë partinë më të madhe në Kosovë. Nuk është pozicion i lehtë por ne i besojmë atij. Ai i lëshoi rrugën Vjosës për shkak të gjendjes shëndetësore, por kur i lëshoi rrugën Avdullah hotit ishte i shëndoshë si molla. Ai është njëriu më i aftë për të udhëhequr. Ne funksionojmë me meritokraci. Jo sikur Albin Kurti që emëron e punëson shokët dhe familjarët e tij’’, shtoi ai. 

LAJMI I FUNDIT: LDK nesër e mbledh Kryesinë në ora 10:00, në mesin e këtyre emrave e vendos kandidatin për kryeministër

05/25/2020 19:13

Me një poezi të Dritëro Agollit, Lutfi Haziri zgjedh ta uroi bashkëshorten për ditëlindje