Sporti

E konfirmon edhe numri një i Milanit: “Kemi lojtarë të infektuar me COVID-19”

05/08/2020 23:02
nga:M K

Kreu i Milanit, Paolo Scaroni ka thënë se në kampin “kuq e zi” ka lojtarë që janë të infektuar me koronavirus.

Përderisa futbollistët tashmë kanë filluar stërvitjet në proporcion me normat dhe rregullat e vëna nga autoritetet, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për mediat italiane, Scaroni ka shpjeguar situatën në qendrën stërvitore Milanello, teksa ka shtuar se Italia duhet të marrë shembull Gjermaninë për t’iu kthyer normalitetit, përndryshe pasojat do të jenë të mëdha.

“Kemi disa lojtarë të infektuar, por dy maldinët, Paolo dhe Daniele po bëjnë mirë.

Milanello është hapur dhe kemi nisur sërish stërvitjet, duke respektuar natyrisht distancën fizike. Po bëjmë hapa para për të rinisur në formën e zakonshme.

Duhet të mësohemi të jetojmë me virusin dhe kjo vlen edhe për futbollin. Nuk është e mundur të mos bëjmë asgjë derisa numri i infektimeve të jetë zero.

“Duhet të adaptohemi me metodën e Gjermanisë, ata që janë të sëmurë qëndrojnë në karantinë, të tjerët vazhdojnë normalisht”., ka thënë ndër të tjera Scaroni.

/GazetaBlic/

09/15/2020 21:51

Milani publikon listën e futbollistëve për Europa League