Sporti

E kërkon e gjithë Italia, ky është çmimi i Chiesas

12/06/2018 21:07
nga:Lorik J

Federico Chiesa besohet të jetë me interes për Juventusin, Interin dhe Napoli, por Fiorentina do të kërkojë të paktën 60 milion euro.

Juventusi ka qenë i interesuar për shërbimet e Chiesas që nga vera e kaluar, shkruan GazetaBlic.

Napoli kishte një ofertë të refuzuar verën e kaluar dhe Corriere dello Sport raporton se të tre ekipet janë ende të interesuar për të.

Viola nuk do ta shesin sulmuesin me çmim të lirë, por gazeta thotë se 60 milion euro është çmimi i tyre minimal i kërkuar.

Juve tashmë kanë filluar të bëjnë kontaktet, ndërsa presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka një lidhje me pronarët e Fiorentinas.

/GazetaBlic/