Showtime

“E keqja është se ajo që fëmijët mund”- Reagimi i parë i David Beckham pas akuzave të djalit të tij

01/20/2026 19:25
nga:Y I

Problemet në familjen e famshme, Beckham, duket se nuk kanë fund! David ka reaguar për herë të parë pas postimeve të bujshme të djalit të tij, Brooklyn, në “Instagram”.

Ai akuzon prindërit e tij për përpjekje për të dëmtuar marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz Beckham.

Gjatë një interviste në programin financiar të CNBC-së, Squawk Box, të martën, 20 janar, Beckham, 50 vjeç, foli për përdorimin e rrjeteve sociale dhe ndikimin e tyre tek shëndeti mendor, duke theksuar se fëmijët mund të bëjnë gabime.

“Gjithmonë kam folur për fuqinë e rrjeteve sociale, për të mirën dhe të keqen,” tha Beckham, duke shtuar: “E keqja është se ajo që fëmijët mund të shohin sot mund të jetë e rrezikshme. Por unë kam përfituar personalisht duke përdorur platformën time për UNICEF, për të ndihmuar fëmijët në mbarë botën.”

Ai shtoi se është përpjekur përpjekur të edukojë fëmijët e tij, Brooklyn, 26 vjeç, Romeo, 23, Cruz, 20, dhe Harper, 14, duke i lejuar të mësojnë nga gabimet e tyre.

“Fëmijët bëjnë gabime, por kjo është mënyra si mësojnë. Ndonjëherë duhet t’i lejojmë të bëjnë ato gabime,” tha Beckham.

Komentet e tij vijnë pas një serie postimesh emocionale të Brooklyn, i cili akuzoi David dhe Victoria Beckham se kishin përhapur “gënjeshtra të panumërta” dhe përpjekje për të minuar martesën e tij me Nicola.

Brooklyn gjithashtu pretendoi se prindërit përpiqeshin ta “nënshtronin” për të hequr të drejtat mbi emrin e tij dhe se Victoria ndërhynte në momentet e tij private, duke përfshirë vallëzimin në dasmën e tij.

David, megjithatë, u fokusua te mesazhi i përgjegjësisë dhe edukimit: “Fëmijët kanë të drejtë të bëjnë gabime, dhe ne si prindër duhet t’i udhëzojmë, jo t’i gjykojmë.”