Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se vazhdon të krenohet që ka kundërshtuar Vetëvendosjen, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka ditur që ata kanë vetëm vepra por gënjejnë shumë, që do të prishin raportet me SHBA-të, e s’do të ketë bashkim me Shqipërinë.
Postimi i tij i plotë:
Përsh. nga selia qendrore e PDK-së – Vazhdoj mu krenu se sa mirë e kam pas kur shumë heret i kam ra në fije dhe kam kundërshtu me bidje të plotë VuVuzelat që fituan “51%-in”
- E kom ditë se prej fjalëve k’ta s’mujn me kalu në vepra, se po rrejnë shumë.
- E kom ditë se ata që rrejnë sot, nesër bohen hajna.
- E kom ditë që kanë me na prish me ShBA-në, sepse, ShBA-ja “qe 20 vjet e ka ndihmu e ndërtu këtë vend”.
- E kom ditë që k’ta sjon me popullin sepse janë populista.
- E kom ditë që s’ka zhvillim me ta, se k’ta s’kan përvojë as dëshirë për punë.
- E kom ditë që k’ta s’dinë me qenë kundër Serbisë, sepse veç kanë ditë me qenë kundër institucioneve të Kosovës.
- E kom ditë që s’ka bashkim me Shqipërinë, sepse k’ta s’kanë patriotizëm.
- E di që k’ta janë mashtrues të mirë – prandaj vazhdoj të jem aktiv shumë e besa edhe krenar me punën që po e bëj.
Poshtë populizmi