Turizem

E kafshoi kobra, 8-vjeçari nga India ia ktheu me të njëjtën monedhë – disa minuta më vonë ngordhi gjarpri

11/07/2022 09:27
nga:G C

Incidenti ku kobra kafshoi një djalë 8-vjeçar, i cili më pas “kafshoi” dy herë kobën dhe disa minuta më vonë ngordhi, ka ndodhur në fshatin e lartë Pandarpadh në Jaspur të Indisë.

Ky rajon akoma quhet Naglok (foleja e gjarpërinjve), pasi në të jetojnë mbi 200 lloje të gjarpinjve, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave. Gjarpri ishte mbështjellë rreth dorës së vogëlushit, i cili po luante në oborrin e shtëpisë.

“Gjarpri u mbështoll në dorën time dhe më kafshoi. Pata dhimbje të mëdha. E pasi që nuk largohej kur lëvizja dorën, e kafshova dy herë. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave”, tha djaloshi.

Mediat indiane raportojnë se kobra kishte ngordhur disa minuta më pas, kurse prindërit e vogëlushit e dërguan të birin e tyre me urgjencë në spital për të marrë kundërhelmin, dhe kaloi tërë ditën nën vëzhgimin e mjekëve.

“Djaloshi nuk kishte shfaqur simptoma të helmimit falë intervenimit të shpejtë të mjekëve, por kafshimet e kobrës janë shumë të rënda”, tha eksperti i gjarpërinjve Kajzer Husein.

Kafshimet nga gjarpërinjtë janë shumë të shpeshtë në Indi, së fundmi në një hulumtim është bërë e ditur se 85 për qind të rasteve të vdekjeve në Indi gjatë vitit 2019, ishin si pasojë e kafshimit nga gjarpri.