Në ndeshjen e sotme mes RB Leipzig dhe Bayern Munich një talent shqiptar do të jetë i gatshëm në stolim e bavarezve.
Meritan Shabani është vetëm 19-vjeç dhe është ndeshja e tij e parë zyrtare me ekipin e parë. Talenti nga fshati Vojnoc i Komunës së Shtimes. Shabani luan si mesfushor qendre por ka tipare të shkëlqyera sulmuese.
Më herët 19-vjeçar është thirrur në një miqësore kur në drejtim ishte Ancheloti. Ndërsa në kohën e Pep Guardiolës, Shabani stërvitej herë pas here me ekipin e parë. Trajneri aktual i Bayern, Jupp Heynckes ka besim në talentin e mesfushorit shqiptar.
Thirrja e tij në ekipin e parë mund t’i hap mundësi të tjera 19-vjeçarit. Me të rinjtë e Bayern, Meritan Shabani ka luajtur 13 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe dhuruar 5 asist. Një talent që premton padyshim shumë në të ardhmen.
SHQIPËRIA.CH