Showtime

E izoluar në shtëpi, por Dafina Zeqiri thotë se me mendje është në Maldive

03/26/2020 18:08
nga:L I

Yjet e estradës në një mënyrë apo tjetër po shtyejnë kohën në karantinë, shkruan GazetaBlic.

Madje shumë prej tyre po publikojnë fotografi dhe video nga e kaluara duke kujtuar kohën kur ishim të lirë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Dafina Zeqiri e cila ka publikuar një fotografi nga Maldive dhe ka thënë se me mendje është atje.

“Mendja ime është atje #Maldive”, ka shkruar këngëtarja në fotografinë e publikuar ku shfaqet e veshur në bikini.

Këngëtarja vetëm dy ditë më parë lansoi projektin e saj të ri të titulluar “Merri krejt” e që u prit mjaft mirë nga publiku.

/GazetaBlic