Lajme

‘E futën me forcë në veturë, u mbajt për një orë’- Policia jep detaje për rrëmbimin e një vajze në Fushë Kosovë

05/21/2025 10:15
nga:Y I

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth rrëmbimit të një vajze në Fushë Kosovë.

Zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar për “Gazeta Blic”se ngjarja është raportuar në polici rreth orës 00:45.

Borovci tregon se hetuesit policor kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, ndërsa me rekomandimin e  prokurorit të shtetit ka iniciuar  një hetim në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”

“Rreth orës 00:45, policia ka pranuar informatën për një rast të dyshuar rrëmbimi, të ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Sipas informatave fillestare, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar. Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK.Hetuesit policor kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, ndërsa me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”

“Policia po vazhdon intensivisht punën për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe inkurajon qytetarët që kanë informacione që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm të kontaktojnë policinë përmes numrit falas 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë” tha Borovci për “Gazeta Blic”.

Rrëmbim në mesnatë në Fushë Kosovë- E mitura merret me forcë nga katër persona, nëna e saj lëndohet gjatë përpjekjes për ta ndihmuar