Fit&Sexy

A e dini përse themi “shëndet” kur dikush teshtin?

03/23/2017 07:02
nga:A. R.

Sa herë që ne teshtijmë, dikush thotë menjëherë “shëndet”, pra është një zakon tashmë që secili prej nesh e ka.
Në fakt, ky është një zakon në të gjitha vendet e botës, për shembull në Britaninë e Madhe, kur dikush tështin, thuhet “bless you”, që do të thotë “bekime”.

Por, përse ndodh që dikush, i cili ndodhet në një ambient me ne, të reagojë menjëherë kur teshtijmë dhe të na urojë shëndet? E keni pyetur ndonjëherë veten përse ndodh?

Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi.

Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.

Që nga ajo kohë, njerëzit vazhdojnë të urojnë sa herë dikush teshtin, edhe pse në fakt shumë pak prej nesh e dinë përse e bëjmë këtë veprim.

11/16/2019 23:31

Kjo është mënyra më e lehtë për t’i lehtësuar dhimbjet në fyt