Sporti

E diela e “zjarrtë” në Premier League, sfida shumë të vështira për dy skuadrat e Manchesterit

12/14/2019 21:56
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 17’të në Premier League.

Kjo xhiro pritet që të sjellë super përballje, me kryendeshjet që zhvillohen nesër në Manchester dhe Londër.

Në “Old Trafford”, Manchesteri e pret Evertonin që është në krizë rezultatesh, mirëpo tradicionalisht ka ditur që të jetë një skuadër shumë e pa përshtatshme.

Ky duel do të zhvillohet në ora 15:00.

Një super ndeshje tjetër pritet të jetë ajo që do të zhvillohet në Londër, ku takohen Arsneali dhe Manchester City.

Kjo ndeshjet zhvillohet në ora 17:30, poashtu të dielën.