Lajme

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Suharekë-Shtime

09/29/2025 11:55
nga:G B

Erik Ferati është i riu i cili humbi jetën mbrëmë në aksidentin që ndodhi mbrëmë në rrugën Suharekë-Shtime.

Policia njoftoi se aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës duke u ndeshur frontalisht me autobusin.

Është bërë e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe katër persona, ku tre prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK.