Lajme

E dhimbshme: Kjo është 22 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në rrugën Han i Elezit-Kaçanik

11/29/2024 17:08
nga:Y I

22 vjeçarja, Laurina Kuqi, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik sot.

Për humbjen e saj ka njoftuar edhe kompania “ETC” ku ajo ishte e angazhuar.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot humbëm punëtoren tonë të dashur, Laurina Kuqi, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik.Laurina do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e familjes sonë në ETC. Do ta kujtojmë çdo herë për enërgjinë, përkushtimin dhe pozitivitetin e saj .Pusho në paqe, Laurina. Kujtimi yt do të jetojë përjetë”, kanë shkruar nga kompania “ETC”