Sporti

E dhimbshme, basketbollisti i NBA me lot në sy tregon se e ka nënën në koma nga koronavirusi

03/26/2020 10:20
nga:M K

Basketbollisti i Minnesota Timberwolves, Karl-Anthony Towns ka shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Instagram” për të përçuar një mesazh të dhimbshëm.

Siç shihet në video, ai konfirmon se nëna e tij është e sëmurë nga koronavirusi, madje është në gjendje koma, e ky fatkeqësisht nuk mund ta shoh, përcjell GazetaBlic.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që t’u përmbahen rregullave, sepse kjo sëmundje është e vërtetë dhe mos bini pre e saj.

Më poshtë postimi i plotë i yllit të NBA, që gjithashtu ka pushuar së luajturi për shkak të përhapjes së madhe në SHBA.

“Nuk e kam parë me ditë të tëra. Po pres përditësime nga klinika ku është shtruar për gjendjen e saj. Është shumë e vështirë. Por përpiqem të jem pozitiv dhe sa më i fortë për të gjithë familjen time. Doja ta bëja këtë video për ta sqaruar se kjo është serioze. Kjo sëmundje është e vërtetë. Mbani distancë sociale, mos shkoni në vende të mbushura me njerëz! Do të vazhdojmë të luftojmë dhe do ta mposhtim këtë virus!”, tha ai.

04/03/2020 22:59

Përplasje mes NBA dhe NBPA – kërkohet ‘gjymtimi’ i pagave të lojtarëve, vjen edhe reagimi