Showtime

E dashura e Robert Berishës publikon fotografi nga vendi luksoz ku po pushojnë

09/11/2019 17:27
nga:L I

Mëngjesin e sotëm në media u përfol për lidhjen e re të Robert Berishës, ku dhe ai tashmë po kalon pushimet në Turqi me të, shkruan GazetaBlic.

Blic merr vesh se vajza në fjalë quhet Jessica Kadiu dhe ka vite që jeton në New York, mirëpo me origjinë është nga Shqipëria, saktësisht qyteti i Burrelit.

“Adam&Eve” quhet hoteli ku çifti po qëndrojnë, ndërsa dhe vet Jessica ka publikuar një fotografi në Instagram po nga ky vend.

Ndryshe, Roberti dhe Nora Istrefi ishin bashkë për plot 13 vite, ndërsa nga martesa e tyre kanë një vajzë të quajtur Renee./GazetaBlic