Sporti

E çuditshme! Joshua ka rënë dukshëm në peshë, para revanshit me Ruiz

11/08/2019 08:39
nga:M K

Anthony Joshua po kryen përgatitje maksimale para revanshit me Andy Ruiz Jr.

AJ është stërvitur vazhdimisht me përkushtim të plotë para revanshit të madh, dhe duket sikur tashmë ka rënë në peshë dhe duket më i ‘shfryer’ nga muskujt.

Britaniku humbte tre titujt e tij në duelin kundër meksikanit, duke i munguar shpejtësia dhe duket se aty ka qenë fokusi i AJ.

Për ndeshjen që luhet më 7 dhjetor, Joshua ka rënë në masë, duke tentuar të përfitojë kështu në shpejtësi.