Sporti

E çuditshme: Ja pse Hazard veshi fanellën me numër 50 tek Reali

07/21/2019 23:35
nga:Ideal

Eden Hazard bëri debutimin e tij për Real Madridin duke veshur fanellën me numrin 50, për shkak se sot ishte 50 vjetori i zbarkimit të parë në hënë.

Më 20 korrik 1969, Neil Armstrong bëri histori kur u bë personi i parë që zbarkon në hënë, duke dalë me frazën e famshme “një hap i vogël për një njeri, një kërcim gjigant për njerëzimin”, pas misionit ”Apollo 11”.

Dhe Hazard, i cili ende nuk është akorduar se cilën numër do ta vesh në fanellë, zgjodhi që ta veshte numrin 50 në nder të Armstrong gjatë humbjes 3-1 ndaj Bayern Munich në Hjuston të Teksasit, transmeton lajmi.net.

Anësori belg fillimisht i kërkoi numrin 10 Luka Modricit, por ky i fundit i shuajti çdo shpresë ish-lojtarit të Chelseat.

Ndërkohë që pritej ta merrte numrin 7, Mariano Diaz befasoi duke treguar se nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra.

28-vjeçari pritet ta vesh fanellën me numrin 23, si fans i madh i basketbollit.