Sporti

E BUJSHME: Flamurtari ‘godet’ në merkato, firmos me ish-lojtarin e Parmës

08/22/2019 23:45
nga:M K

Flamurtari i ka surprizuar të gjithë, teksa pak minuta më parë ka zyrtarizuar një goditje të bujshme në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin 25-vjeçar, Yves Benoit, i cili ka një CV tepër të pasur shkruan Panorama, përcjellë GazetaBlic.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Itali, si Empoli, Parma, Peruxhia, teksa së fundmi ishte pjesë e Veronës.

Mesfushori ka provuar disa eksperienca edhe në Francë dhe Slloveni. Ka qenë vetë klubi vlonjat që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Benoitin.

Nga të dhënat e “transfermarkt”, rezulton se mesfushori nga Bregu i Fildishtë numëron 3 paraqitje në Serinë B, 17 në Serinë C, 24 me skuadrat e të rinjve, si dhe 2 në kampionatin slloven.

09/15/2019 15:39

Formacionet zyrtare: Flamurtari – Dukagjini