Sporti

E bujshme: Eden Hazard arrin marrëveshje me Real Madridin

03/23/2019 11:19
nga:Ideal

Si duket gjasat janë të mëdha që Eden Hazard të kalojë në Real Madrid.

‘Mbretërit’ janë të interesuar prej kohësh për fantazistin belg, ku sipas raportimeve të fundit besohet se skuadra dhe Hazard kanë ardhur në prag të një marrëveshje, shkruan GazetaBlic.

Si duket madrilenët do të firmosin me Hazardin për pesë vjet të ardhshme me një shumë prej 270 mijë funte në javë.

Ndërkaq sipas spanjolles ‘OK Diario’ pretendon se 28 vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje pesë vjeçare, pasi ka folur direkt me trajnerin francez.

Kontrata e Hazard me Chelsean përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Dështimi i për të arritur një marrëveshje të re, mund të detyrojë Chelsean që gjatë verës t’i hap derën e largimit Hazardit.

/GazetaBlic/

06/16/2019 20:37

Carlos: Ish afër transferimit tek Aston Villa!