Sporti

E bujshme, e ardhmja e Andre Silva-s është në Spanjë, ja detajet

08/14/2019 08:23
nga:Ideal

Andre Silva do të largohet nga Milani dhe kjo është vetëm çështje ditësh.

Disa javë më parë, Jorge Mendes pati një takim me Boban dhe Maldini, dhe në përfundim të takimit, ai premtoi se klienti i tij do të largohet nga Milani për një aventurë të re, përcjellë GazetaBlic.

Sipas raporteve të fundit, Valencia është gati që të firmos me Silvan.

Rodrigo është në prag të sigurimit të një transferimi tek Atletico Madrid, i cili do të çlironte një vend në skuadrën e Valencias. Në fakt, Jorge Mendes ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me pronarin Peter Lim.

Andre Silva e di se nuk ka të ardhme në Milan. Prandaj, ai po bën presion për një rikthim në La Liga, ku të interesuar janë edhe skuadra e Espanyolit. Ndërkohë, thashethemet po dalin edhe nga Portugalia.

/GazetaBlic/