Lajme

E bija e Enver Malokut: Kosova po bëhet, por larg nga ëndrrat e babait tim

01/11/2019 12:21
nga:A. R.

Në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së publicistit Enver Maloku, pjesë ishte edhe e bija e tij, Doruntinë Maloku.

E bija e Enver Malokut tha se ky krim edhe pas 20 vjetësh është i freskët ndërsa ka kërkuar drejtësi për të gjetur dorasit e vrasjes së babait të saj, njofton Klan Kosova.

”Kur u vra babi para syve tanë, unë që isha 16 vjeçare, tash kam pothuajse moshës e mamit kur mbeti e ve”.

”Po rriten edhe nipat e mbesat. Kosova po ashtu po bëhet, por larg nga ëndrrat e Enverit. I jemi mirënjohës të gjithë atyre”.

”Dera e familjes tonë është e hapur përherë me ju, që dhimbjen na i keni bërë më të lehtë, dhe krenarinë më të madhe”, ka përfunduar ajo