Sporti

E ardhmja e Eriksen larg Interit, ky është plani i zikaltërve për kapitenin danez

12/29/2020 11:19
nga:M K

I sigurt është fakti se ai do të largohet.

Por, edhe më tutje mbetet në mëdyshje mbetet mënyra sesi. Bëhet fjalë për kapitenin danez, Christian Eriksen, përcjell GazetaBlic.

Djaloshi që zbarkoi me shumë bujë në “Meazza”, nuk arriti as për së afërmi t’i plotësojë pritshmëritë e klubit, ani pse këtu rol të madh luajti edhe Conte, që e la në bankën rezervë.

Tekniku italian, nesër takohet me krerët zikaltër, për të diskutuar lidhur me merkaton, ku një nga pikat e diskutimit do të jetë edhe e ardhmja e përfaqësuesit nordik.

Sipas zërave që qarkullojnë në media, plani i Interit që ta shkëmbejnë me futbollistin e PSG-së, Paredes.

Mauricio Pochettino, është raportuar të jetë zëvendësues i Tuchel në stolin e Parkut të Princave dhe ai pëlqen shumë lojtarin Eriksen, me të cilin ka punuar më herët sa ishin në Tottenham.

/GazetaBlic/

03/04/2021 11:55

Parma-Inter, ndeshja e vetme në Serie A